Programi i kontabilitetit

FrytiKont+: programi i kontabilitetit për bizneset në Kosovë

Fatura, TVSH, paga, bankë, skanim faturash dhe raporte, në një program të vetëm, në shqip, i ndërtuar sipas ligjeve të Kosovës nga firma e auditimit Fryti Audit. Të dhënat qëndrojnë në kompjuterin tuaj.

Për kë është

Për zyrat e kontabilitetit që mbajnë shumë biznese: të gjitha nga një program, me biznesin dhe vitin fiskal që ndërrohen lart, dhe me afatet e deklarimeve të secilit në panel.

Për bizneset që duan t'i kenë librat e vet në rregull: faturat, pagat dhe TVSH-ja në një vend, me kontrolle që ndalin gabimet para se të deklarohen.

Për klientët e Fryti Audit: kontabilisti dhe pronari punojnë në të njëjtat libra, pa dërguar skedarë sa andej-këtej.

FrytiKont+
Modulet

Çfarë përmban programi

Modulet sipas menysë së programit. Sipas llojit të biznesit (financiar, me mall, ose prodhim) shtohen stoku, prodhimi, ndërtimi dhe POS-i.

Blerjet

Faturat e blerjes, skanimet, zhdoganimet (DUD), kthimet dhe notat kreditore e debitore.

Shitjet

Faturat e shitjes me dizajne të printueshme, ofertat dhe fletëdërgesat, kthimet dhe notat.

Skanimi i faturave

Nga skaneri ose nga telefoni. Programi lexon datën, numrin, furnitorin, shumat dhe TVSH-në; palët i njeh nga regjistri i ARBK-së.

Palët dhe avanset

Furnitorë e klientë me kartela, avanset që aplikohen te faturat, huazimet.

Banka dhe arka

Pasqyra bankare importohet si PDF, Excel, XML, MT940 ose CSV; barazimi me librin, pagesat hyrëse e dalëse, arka.

Pagat

Punëtorët, kontratat, lista e pagave me kontributet 5+5 dhe shkallët e tatimit, kalkulatori neto–bruto, pushimet.

Qiratë dhe pasuritë

Qiratë me ndaljen 9% në burim, pasuritë me zhvlerësimin, rivlerësimi dhe shitja.

TVSH dhe mbyllja e vitit

Deklarata e TVSH-së kuti për kuti, libri i shitjes dhe i blerjes, rregullimet dhe borxhi i keq, mbyllja e vitit me kontrollet e saj.

Raportet

Bilanci, PASH-i, rrjedha e parasë, libri i madh, kartelat, librat e TVSH-së, raporti i drejtuesit; PDF dhe Excel.

Importet nga Excel

Subjektet, artikujt dhe gjendjet fillestare nga shabllone të gatshme; kalimi nga programi i vjetër pa rishkrim.

Integrimet

Excel/XML për EDI-n e ATK-së, regjistri i bizneseve i ARBK-së, dhe lidhja me softuerin fiskal NovaSEF.

Administrimi

Bizneset, përdoruesit me role, kopjet rezervë automatike, kontrolli i instalimit me një klik, licenca.

Pamje nga programi

Kështu duket në punë

Pamje nga programi, me të dhëna demo.

Paneli i FrytiKont+: shifrat e muajit, afatet e deklarimeve dhe njoftimet
Paneli: shitjet, blerjet dhe TVSH-ja e muajit, afatet e deklarimeve me ditët që mbeten, dhe njoftimet për faturat e vonuara.
Faturat e shitjes në FrytiKont+
Faturat e shitjes: statusi, arkëtimi, printimi, storno dhe pagesa, në një rresht për faturë.
Skanimi i faturave me telefon në FrytiKont+
Skanimi me telefon: fotografoni faturën nga Wi-Fi i zyrës; programi e ngarkon te biznesi i duhur.
Radha e faturave të skanuara në FrytiKont+
Faturat e skanuara: radha e leximit, aprovimi dhe kalimi në librin e blerjes.
TVSH-ja muaj pas muaji në FrytiKont+
TVSH-ja: kutitë [30], [67], [68], [72] muaj pas muaji, gati për deklaratën në EDI.
Pagat dhe punëtorët në FrytiKont+
Pagat: punëtorët, kontratat që skadojnë, lista e pagave dhe kalkulatori neto–bruto.
Barazimi bankar në FrytiKont+
Barazimi bankar: pasqyra importohet si PDF, Excel, XML, MT940 ose CSV dhe barazohet me librin.
Raportet financiare në FrytiKont+: bilanci
Raportet: bilanci, PASH-i, rrjedha e parasë, libri i madh dhe librat e TVSH-së, në PDF ose Excel.

Skanimi i faturave: nga fotoja te libri i blerjes

  1. Fotografoni ose skanoni. Me telefonin nga Wi-Fi i zyrës, me skaner me ADF, ose duke ngarkuar një dosje PDF-sh. Një faqe, një faturë; ose shumëfaqëshe.
  2. Programi e lexon. Data, numri, furnitori, baza, TVSH-ja dhe totali dalin të plotësuara. Furnitorin e njeh nga regjistri zyrtar i ARBK-së, me emrin e saktë dhe NUI-n. Për faturat që leximi i zakonshëm i humbet, ka një model vizual lokal, të trajnuar mbi fatura të vërteta kosovare.
  3. Ju e kontrolloni dhe e aprovoni. Fatura hyn në librin e blerjes, në TVSH dhe në kartelën e furnitorit. Asnjë faturë nuk regjistrohet pa sy njeriu.

Integrimet

  • ATK (EDI): deklarata e TVSH-së dhe librat dalin në formatin Excel/XML që pranon sistemi EDI.
  • Banka: pasqyra bankare importohet në PDF, Excel, XML, MT940 ose CSV; transaksionet barazohen me librin.
  • ARBK: regjistri i bizneseve nga portali Open Data, për emrat zyrtarë dhe NUI-të e palëve.
  • Softueri fiskal: FrytiKont+ lidhet me NovaSEF, softuerin fiskal të certifikuar nga ATK. Artikujt, çmimet dhe stoku shkojnë te arka; kuponët, kthimet dhe anulimet vijnë në kontabilitet në kohë reale. FrytiKont+ nuk lëshon vetë kupon fiskal; atë e bën SEF-i i certifikuar.

Siguria e të dhënave

  • Të dhënat qëndrojnë te ju. Programi punon në kompjuterin e biznesit ose të zyrës, jo në cloud. Punon edhe pa internet.
  • Asgjë nuk fshihet. Dokumentet e postuara stornohen, nuk fshihen; çdo veprim ruhet në gjurmën e auditimit, me përdoruesin dhe kohën.
  • Role për çdo përdorues: administratori, kontabilisti, pronari dhe të tjerët shohin dhe bëjnë vetëm atë që u takon.
  • Kopjet rezervë bëhen vetë, në nisje dhe çdo disa orë; rikthimi është me një klik.
  • Kontrollet para deklarimit: shuma që nuk është numër, data e notës para faturës, arka që shkon nën zero, pagesa mbi 300 € me para të gatshme: programi ndal ose kërkon arsye.

Kërkesat teknike

ÇfarëPseShënim
Kompjuter me WindowsProgrami instalohet me një instalues; baza e të dhënave qëndron atyInstaluesin dhe kodin e licencës i merrni nga ne
Tesseract OCR (falas)Leximi i faturave të skanuaraOpsional; programi tregon vetë kur mungon
Kartelë NVIDIA (≥ 4 GB)Modeli vizual për faturat e vështiraOpsional; vetëm për skanim të avancuar
Telefon ose tablet në Wi-FiFotografimi i faturave dhe puna nga larg brenda zyrësPa aplikacion: hapet në shfletues

Oferta dhe demonstrimi

Çmimi varet nga numri i bizneseve që do të mbani dhe nga vëllimi i faturave. Na shkruani në WhatsApp ose në info@frytiaudit.com me emrin e biznesit dhe numrin e përafërt të faturave në muaj, dhe ju dërgojmë ofertën. Programin e tregojmë në zyrën tonë në Zahaq ose online, me të dhënat tuaja.

Programi aktivizohet me kod licence. Përditësimet vijnë nga ne dhe baza e të dhënave përditësohet vetë në nisje, pa humbur asgjë.

Mbështetja

A i mban FrytiKont+ të dhënat në cloud?

Jo. Programi dhe baza e të dhënave qëndrojnë në kompjuterin e biznesit ose të zyrës. Kopjet rezervë bëhen vetë aty, dhe sipas dëshirës edhe në një disk të jashtëm ose në OneDrive.

A punon pa internet?

Po. Programi punon lokalisht. Interneti duhet vetëm për dërgimin e deklaratave në EDI dhe për përditësimet e programit.

A e lëshon FrytiKont+ kuponin fiskal?

Jo. Kuponin fiskal e lëshon softueri fiskal i certifikuar nga ATK (SEF). FrytiKont+ lidhet me NovaSEF: i dërgon artikujt, çmimet dhe stokun, dhe merr kuponët, kthimet dhe anulimet për kontabilitet.

A mund ta kaloj kontabilitetin nga programi i vjetër?

Po. Subjektet, artikujt dhe gjendjet fillestare importohen nga Excel me shabllone të gatshme, dhe faturat e vjetra mund të skanohen në grup.

A mund ta përdorë zyra e kontabilitetit për shumë klientë?

Po. Programi është ndërtuar për zyra me shumë biznese: çdo biznes ka librat, vitet fiskale dhe përdoruesit e vet, të ndarë plotësisht nga të tjerët.

Sa kushton FrytiKont+ dhe si mund ta shoh në punë?

Çmimi varet nga numri i bizneseve dhe nga vëllimi i faturave; na shkruani në WhatsApp ose në info@frytiaudit.com dhe ju dërgojmë ofertën. Demonstrimin e bëjmë në zyrën tonë në Zahaq, Pejë, ose online, me të dhënat tuaja.

Doni ta shihni FrytiKont+ në punë?

Na tregoni çfarë biznesi keni dhe sa fatura ju kalojnë në muaj. Ju tregojmë programin me të dhënat tuaja dhe ju dërgojmë ofertën.